Scholes: Juventusi e bëri Pogban të mirë

E publikuar: 18/10/2018 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, beson se Paul Pogba po vuan pasi askush nuk po mund ta kontrollojë sikurse te Juventusi.

Francezi u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u rikthye në Old Trafford në vitin 2016.

Pogba ka dështuar që të kthehet në formën ideale në Ligën Premier.

“Ai po bën gjëra të mira në lojë, po bën pasime e driblime”.

“Më pas, ai bën një gjë të keqe dhe truri i tij ç’kyqet, thua se gjithçka sillet rreth tij”.

“Këtë nuk e kemi parë te Juventusi, por edhe atje Pogba ishte peshk më i vogël. Shikoni përreth ekipit kishte lojtarë legjendarë, të medhenj, me përvojë”.

“Më pëlqeu ai ekip, sidomos Pirlo i cili ishte i relaksuar në kontrollimin e ndeshjeve”.

“Pogba ishte pjesë e një ekipi të mirë, por ai ka ardhur te United ku ai nuk e ka askënd që ta kontrollojë sikurse te Juventusi”, u shpreh Scholes. /Telegrafi/