Schneiderlin e ka dritën e gjelbër nga Mou

E publikuar: 23/12/2016 16:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hose Mourinho ka thënë se nuk do ta pengojë Morgan Schneiderlinin të largohet nga Manchester United, nëse klubi merr një ofertë të përshtatshme për të.

Shefi i West Broom, Tony Pulis, e ka konfirmuar të Premten se i ka bërë United një ofertë për francezin, duke i ofruar 13 milionë funte për ta blerë.

Mou ka thënë se nuk do t’ia mohojë atij që të largohet nga ekipi, nëse bordi i United e pranon ofertën e ekipeve të tjera.

“Ai është profesionist i vërtetë, djalë fantastik. Shumë i sinqertë, shumë i hapur, ma ka hapur zemrën disa herë. Përgjigjja ime është e thjeshtë, nëse bordi mendon se oferta për të është e mirë, nuk do ta ndali”, ka thënë portugezi Mourinho, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.