SBASHK-u me kërcënimin e zakonshëm: Greva mbetet opsion i hapur

13.01.2021 16:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
SBASHK-u me kërcënimin e zakonshëm: Greva mbetet opsion i hapur

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar sërish mbajtje të grevës.

Pas një takimi të jashtëzakonshëm të cilin e zhvilluan me kryetarë te Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve, SBASHK-u lëshoi paralajmërimin e radhës, duke thënë se greva mbetet opsion i hapur.

“Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm së bashku me kryetarët e Kuvendeve të Arsimit Parauniversitar të komunave të Kosovës dhe Universiteteve duke debatuar për situatën aktuale në arsim dhe për kërkesat e anëtarësisë lidhur me shtesën në paga për arsye të punës në kushteve të vështirësuara nga pandemia dhe rreziku nga prekja me Covid 19 dhe për Kontratën e re Kolektive të Arsimit. Pas një debati të hapur duke vlerësuar edhe situatën aktuale në Kosovë dhe duke analizuar me kujdes këto dy kërkesa të anëtarësisë , pjesëmarrësit e këtij takimi të jashtëzakonshëm kanë sjellë përfundimin periudha e dytë e mësimit të nis më 18 janar, por që greva të mbetet opsion i hapur”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Kjo sindikatë thotë se ditët e ardhshme do të organizojnë takime për të marrë mbështetje për grevën e përgjithshme.

“U autorizua Kryesia dhe kryetari i SBASHK-ut që nëse edhe në ditët në vijim nuk ka rezultate nga takimet me institucionet dhe dialogu, atëherë duke marrë mbështetjen me shkrim nga anëtarësia përmes formularëve të deklarimit, që do të shpërndahen të premten e tutje në të gjitha institucionet arsimore të shpallen veprimet sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

SBASHK-u me kërcënimin e zakonshëm: Greva mbetet opsion i hapur

SBASHK-u me kërcënimin e zakonshëm: Greva mbetet opsion i hapur

Avokati i Popullit partive politike: Respektoni në mënyrë rigoroze masat anti-Covid

Hoti: E nxorëm Kosovën nga izolimi, Kurti në vend që të ndihmoj njerëzit nga vërshimet kërcënon me prokurorë

Hoxhaj thotë se PDK do të jetë partia më e votuar në zgjedhje, fton Kurtin për përballje në pesë debate televizive

Qeveria në detyrë miraton planin e punës së Zyrës për Luginën

Samedin Mehmeti zyrtarisht emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Një i vdekur dhe 299 raste të reja me COVID-19

Bahtiri nderon me mirënjohje deçanasin që deshi t’ia dhurojë veshkën e tij 19 vjeçares

Hoti: Qeveria do të ndajë një fond për familjet e prekura nga vërshimet

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë, pas dorëheqjes së Blerim Kuçit

IPK fillon hetimet ndaj zyrtarëve policorë, që pretendohet se kanë ushtruar dhunë ndaj aktivistëve të PSD-së

Haradinaj thotë se nëse dështon zgjedhja e presidentit, vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje

Daka takon kryesuesin e KGJK-së, flasin për verifikimin e kandidatëve të subjekteve politike

Veliu: Ende nuk është zgjedhur drejtori i policisë, procesi vazhdon

Niveli i ujit në liqenet e Badocit dhe Batllavës rritet për 3 metra pas reshjeve

Kurti pas situatës nga vërshimet: Shiu ka nxjerrë në pah dështimet e keqqeverisjes 20 vjeçare