“SBASHK-u grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës”

E publikuar: 17/09/2019 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave e të lirive të njeriut (KDMLNJ), me anë të një komunikate për media ka thënë se SBASHK ka shantazhuar DKA-të, MASHT-in, Qeverinë e Kosovës, ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët me grevën e mbajtur në shkollat e Kamenicës.

“SBASHK-u, kërcënimin me grevë por edhe grevën e ka shndërruar në sport të mbijetesës së një grupi të caktuar , të ndikuar dhe manipuluar politikisht. Kujtojeni marrëvejen e nënshkruar të SBASHK-ut të “pavarur” me subjektet politike dhe koalicionet në fushatën parazgjedhore ku hyjnë në raport dhe shërbimi tipik klientelistë ndonëse padronët e tyre as që e kishin të siguruar fitoren në zgjedhjet e vitit 20017”.

KDLNJ më tej thotë se nuk është përgjegjësi, as e SBASHK-ut e as e BSPK-së e as e KMDLNj-së të ndërhynë në kompetencat e komunës në procesin e organizimit apo riorganizimit të procesit arsimorë dhe infrastrukturës të cilën komuna e bënë,

“Tash, SBASHK-u, i shoqëruar nga BSPK ndërhynë në kompetencat ekzekutive të komunës së Kamenicës, DKA të kësaj komune dhe krytarit Kastrati duke e kushtëzuar –shantazhuar ndërprerjen e grevës me tërheqjen e vendimit të kryetarit Kastrati”, thonë nga KMDLNJ.