SBASHK-u dhe MASHT-i dakordohen për çështjen e kompensimit të orëve të humbura

E publikuar: 03/04/2019 13:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, kryetari Ismajl Kurteshi, ka thënë se kërkesat e SBASHK-ut tanimë janë të plotësuara sepse MASHT-i, është i interesuar për një vendim të ri për kompensimin e orëve.

SBASHK-u për të zëvendësuar orët ka vënë si kusht të ndryshohet projektligji për paga, ku mësuesit e klasave 1 deri në 5 të iu rritet koeficienti, që i bie të barazvlersohen me ata të klasave 5 deri 9-të.

Pas mbledhjes së komisionit, Ministri Shyqiri Bytyqi deklaroi se Ministria ka tërhequr vendimin për zëvendësimin e orëve qe ka qenë në fuqi deri tani dhe se presin që SBASHK-ut t’i zëvendësoj orët në fund të vitit.

Kështu, ata kanë rëndë dakord që të dërgohet në Kuvend për plotësim ligji i pagave ku do të këtë rritje të koeficientit për mësimdhënësit klasor.

Vjollca Gashi nga SBASHK-u, tha se në momentin e ndryshimit të koeficientit ne do ta mbledhim kryesinë e SBASHK-ut dhe do të vendosim, por deri tani sipas saj qëndrimi është që të kompensohet vetëm një javë.