SBASHK e mbështet Programin Nacional për Rininë

E publikuar: 06/12/2018 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës z. Rexhep Hoti sot ka pritur në takim Kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, z. Rrahman Jasharaj si dhe Menaxherin e Financave z. Ymer Ymeri.

Hoti shpalosi para përfaqësuesve të SBASHK-ut prezantoi Programin Nacional për Rininë duke thënë se ata janë komponentë kryesore e zhvillimit të arsimit në Kosovë.

“Qeveria e Kosovës për herë të parë ka aprovuar një program të tillë në nivel shtetëror që u jep mundësinë për pjesëmarrje në garë të gjithë nxënësve dhe studentëve pa dallim. Është një sistem që përveç nxënësve dhe studentëve do t’i ndihmojë edhe mësimdhënësit, prindërit, shoqërinë civile dhe institucionet tjera arsimore e qeveritare. Ky program do ta kthejë gjallërinë dhe entuziazmin e nxënsve nëpër shkolla dhe unë jam shumë i bindur se do të ndikojë edhe në parandalimin e shpërnguljve të të rinjve nga Kosova”, u shpreh Hoti.

Kryetari Rrahman Jasharaj, premtoi mbështetjen e SBAShK-ut për programin duke thënë se do të japin kontributin e tyre.

“Jam i bindur se ky program do ta bëjë shkollën vend më të dashur për nxënësi. Gara do ta bëjë mësimin më atraktiv dhe shpërblimet do t’i motivojnë nxësnësit dhe mësimdhënësit. Jam shumë i lumtur që një program i tillë më në fund po realizohet në nivel shtetëror andaj unë do të insistoj tek mësimdhënësit që ta mbështetin programin”, theksoi Kryetari Jasharaj.

Hoti dhe Jasharaj u dakorduan që në të ardhmen të thellojnë mundësitë e bashkëpunimit.

Në takim morën pjesë edhe zëvendësminstrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Leonora Morina-Bunjaku si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri./Infosot/