Sassuolo mendon ta zëvendësojë Boatengun me Balotellin

E publikuar: 22/01/2019 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se Sassuolo dëshirojnë ta zëvendësojnë Kevin-Prince Boateng me Mario Balotellin.

Sipas ekspertit të tregut të transferimeve Gianluca Di Marzio, klubi italian beson se mund të bind sulmuesin italian t’i bashkohet atyre para Olympique Marseille.

SuperMario nuk ka shënuar ende asnjë gol në 10 paraqitjet e tij për Nicen, duke bërë që të humbasë besimin e trajnerit Patrick Vieira.

Në rast se 28-vjeçari dështon t’i bashkohet Sassolos, atëherë ata do të fillojnë të mendojnë për Gianluca Caprarin, i cili për Sampdorian këtë sezon ka shënuar pesë gola në 11 ndeshje.

Pas huazimit me të drejt blerje të Boatengit te Barcelona, nevoja për një sulmues në stadiumin Mapei është bërë qëllimi kryesor i klubit.

Kujtojmë se Balotelli në sezonin e fundit për Nicen kishte shënuar 26 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat.

Në Serie A italiani është paraqitur për Interin dhe Milanin. /Telegrafi/