Sassuolo 0-3 Juventus: Notat e lojtarëve, CR7 më i miri

E publikuar: 11/02/2019 05:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi i është kthyer shpejt fitores në Serie A pas barazimit me Parman në xhiron e kaluar.

Zonja e Vjetër fitoi ndaj Sassuolos me rezultat 0-3 fal golave të Sami Khediras (23′), Cristiano Ronalos (70′) dhe Emre Can (86′).

Më i miri në këtë ndeshje ishte Ronaldo, i cili përveç golit dhe asistimit, arriti të bëjë një paraqitje mjaft të mirë në këtë ndeshje.

Cristiano Ronaldo gjatë një momenti të ndeshjes Sassuolo-Juventus (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Përveç dy golashënuesve tjerë, me notë të lartë u vlerësuan edhe Miralem Pjanic, Alex Sandro dhe Mario Mandzukic.

Te vendasit më i miri ishte mesfushori Manuel Locatelli, por paraqitje në nivel treguan edhe Khouma Babacar e Domenico Berardi.

Notat e lojtarëve të Sassuolos:

Notat e lojtarëve të Juventusit:

Pas kësaj fitore Zonja e Vjetër vazhdon në pozitën e parë në Serie A me 63 pikë, 11-të pikë më shumë se Napoli, ndërsa në xhiron tjetër do të luajë kundër Frosinones. /Telegrafi/