Sasia enorme e sanës, transportohet e vendosur sipër dy barkave (Foto)

E publikuar: 05/10/2017 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fermerët zakonisht shfrytëzojnë traktorët, që përmes rrugicave të fshatit të dërgojnë sanën që të shesin në treg.

Por, disa kolegë të tyre në Bangladesh kanë një mënyrë tjetër shumë më interesante dhe të rrezikshme në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

Masa e sanës e balancuar sipër dy barkave

Ata kanë vendosur sasinë e madhe të barit të thatë, sipër dy barkave dhe me shumë kujdes lundruan nëpër lumë.

Derisa kanë arritur cakun, ku donin ta shisnin masën e gjatë 12 metra dhe të gjerë gjashtë metra, atyre iu desh të lundrojnë për tre ditë.

Sasi enorme që u transportua për tri ditë

Raportohet se atyre nuk iu konvenon transporti nëpër rrugë normale, meqenëse shpenzimi për benzinë është i lartë dhe nuk mbulon shumën që fitohet prej shitjes së sanës. /Telegrafi/