Sasi e njëjtë lëngu në tri gotat e madhësive të ndryshme, që ofron lokali i ushqimeve të shpejta (Video)

E publikuar: 22/11/2017 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punonjësi i paemëruar i një lokali të ushqimeve të shpejta në Shtetet e Bashkuara, ka zbuluar mashtrimin që bëhet me gota më të mëdha, për të cilat duhet të paguhet më shumë.

Videoja e postuar më poshtë, tregon se si të në tri prej tyre ka sasi të njëjtë lëngu dhe forma është vetëm që të hutojë blerësin, transmeton Telegrafi.

“Gjithmonë paskam paguar më shumë se që duhet, kjo është plaçkitje”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Të tjerë kanë thënë se në gotat kanë mundur të jenë të mbushura më parë, vetëm që të gënjehet për masën që zënë. /Telegrafi/