Sarri rreth të ardhmes së Hazardit: Do të doja të qëndronte me ne

E publikuar: 08/02/2019 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Maurizio Sarri thotë se nuk do të mundohet ta bindë Eden Hazardin të qëndrojë te Chelsea.

Reprezentuesit belg, të cilit i mbaron kontrata në vitin 2020, ka alarmuar klubin pasi ka pranuar në një dokumentar të lëshuar këtë javë se kishte marrë një vendim mbi të ardhmen e tij.

Sulmuesi tha se do të zbulojë shpejt vendimin e tij, por italiani ka refuzuar të përfshihet rreth debatit.

“Unë flas çdo ditë me Edenin, por flas për pozicionin e tij në fushë dhe jo për të ardhmen e tij”, tha italiani.

“Unë do të isha me të vërtetë shumë i lumtur me të nëse do të qëndronte, sepse sipas mendimit tim, ai është më i miri në Evropë. Dua ta shoh të lumtur dhe kështu duhet të vendos vetë”, tha Sarri.

Gjithashtu edhe ish-bashkëlojtari i Hazardit, Cesc Fabregas ka pohuar se shoku i tij dëshiron të transferohet te Real Madridi.

Ndryshe, 28-vjeçari deri më tani ka pasur 232 paraqitje për The Blues dhe ka shënuar 81 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/