Sarri nuk është i brengosur për formën e Moratas dhe Giroud

E publikuar: 27/10/2018 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka këmbëngulur se ai nuk është aspak i brengosur për formën e dobët të sulmuesve Alvaro Morata dhe Olivier Giroud.

Morata ishte kritikuar për paraqitjet e tij këtë sezon, duke shënuar tri gola në 12 ndeshje.

Ndërkaq, Sarri shpreson për një rikthim të gjërave në pozitivitet dhe fokusohet në ekipin në përgjithësi.

“Ne i dimë karakteristikat e Giroud. Zakonisht ai nuk shënon shumë gola, por është shumë i dobishëm për ekipin. Giroud nuk është problem për ne”.

“Morata ka shënuar dy gola në pesë ndeshjet e fundit, por ai do të bëjë edhe më mirë. Gjëja më me rëndësi është që të vazhdojmë të luajmë futboll të tillë”.

“Një muaj më parë ishim të brengosur që mesfushorët s’po shënojnë. Tash në tri ndeshjet e fundit kanë shënuar gola të mirë”.

“Mendoj se ne jemi në gjendje të vazhdojmë të luajmë këtë lloj futbolli, ndoshta sulmuesit do të jenë në gjendje të shënojnë”, u shpreh Sarri.

Chelsea udhëton te Burnley të dielën. /Telegrafi/