Sarri: Jemi një hap larg sfiduesve të titullit në Ligën Premier

E publikuar: 14/09/2018 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri beson se Chelsea mbetet një hap larg sfiduesve për Ligën Premier pavarësisht rekordit të tyre prej 100 për qind në javët e para të sezonit 2018-19.

Sarri arriti në Stamford Bridge në muajin korrik dhe ka filluar mirë duke fituar të gjitha katër ndeshjet e tyre të ligës përpara pushimit ndërkombëtare.

Vetëm Liverpooli dhe Watfordi kanë arritur start të njëjtë mbresëlënës sikurse të Chelseat, me kampionët që Manchester City që kanë dy pikë prapa.

Por, Sarri nuk e sheh skuadrën e tij të luftojë për titullin në fund të sezonit, por mendon se Liverpooli dhe City do të jenë dy ekipet që konkurrojnë për trofe.

Sarri ka filluar mirë punën te Chelsea (Getty Images)

“Për momentin, unë mund ta shoh vetëm Cityn ose Liverpoolin duke luftuar për momentin”, ka thënë fillimisht Sarri në një konferencë për media.

“Ne kemi nevojë për një hap tjetër për të qenë në të njëjtin nivel. Mendoj [është shumë shpejt], por nuk shpresoj!”.

“Është shumë e vështirë të riparosh 30 pikë në një sezon, shumë e vështirë”.

“Ne duhet të përmirësohemi. Ndjej se nuk jemi një skuadër shumë e fortë në fazën mbrojtëse, ne duhet të përmirësohemi dhe mundemi, ndjenjat e mia gjatë trajnimit janë se kjo skuadër mund të përmirësohet”, përfundoi italiani. /Telegrafi/