Sarri: Hazard mund të shënojë 40 gola

E publikuar: 16/09/2018 04:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri ka folur fjalë të mëdha për yllin e skuadrës së tij, Eden Hazard.

Chelsea ka shënuar fitoren e pestë nga pesë ndeshjet e luajtura në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Cardiffin me rezultat 4-1.

Ylli belg, Hazard, ka shënuar het-trik në këtë ndeshje dhe ka marr fjalë të mëdha nga trajneri i tij, i cili mendon se ai mund të shënojë 40 gola.

“Mendova se Hazard ishte një nga lojtarët më të mirë në Evropë, por tani po ndryshoj mendjen, ai është më i miri, por mendoj se mund të përmirësohet më shumë”, ka thënë fillimisht Sarri.

“Mendoj se ai mund të shpenzojë më pak energji se tani në 50 ose 60 metrat e fushës së kundërshtarit”.

Sarri ka shumë besim në Hazardin

“Kur ne kemi topin në gjysmën tonë ai prek topin pesë ose gjashtë herë atë”.

“Pra, veprimet e tij, tregojnë se ai shpenzon shumë energji dhe mund të ketë më shumë energji në 25 metra të fundit”.

“Unë mendoj se ai mund të shënojë 30 ose 35 gola”.

“I kam folur atij në dy ditët e fundit. Dje i thashë se mund të shënojë 40 gola. Por i duhet të shpenzojë më pak energji larg golit dhe të luaj më fortë në 25 metra të fundit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/