Sarri: Hazard mund të shënojë 40 gola në edicion

E publikuar: 17/09/2018 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri e ka nisur mirë aventurën e re me Chelsean, duke luajtur futboll të bukur dhe duke fituar ndeshje. 

Trajneri italian është shumë i lumtur, ndërsa kërkon që t’i jap më shumë besim edhe Eden Hazardit, me të cilin beson se do të shkojnë në 40 gola këtë sezon.

Në pesë ndeshje, belgu ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime në Ligën Premier.

“Kur e kemi topin në mesfushën tonë, Hazard e prek topin 5-6 herë, çka tregon se ai harxhon shumë energji dhe nuk mund të ketë energji në 25 metrat e fundit”.

“Mendoj se mund të shënojë 30-35 gola. Bisedova me të të dielën dhe i thashë që mund të shënonte deri në 40 gola këtë sezon, por i duhet të shpenzojë më pak energji kur është larg porte dhe të përqendrohet më shumë te 25 metrat e fundit”, ka thënë Sarri.

Hazard sezonin e shkuar i ka shënuar 17 gola.

Chelsea deri më tani në pesë ndeshje ka aq fitore duke udhëhequr me 15 pikë. /Telegrafi/