Menaxheri i Chelseat, Maurizio Sarri, është shprehur tejet i kënaqur me mirëkuptimin e lojtarëve të tij.
Higuain dhe Hazard shkëlqyen në ndeshjen e fundit dhe beson se çelësi për të përfunduar në top katërshe është bashkëpunimi që kanë dy lojtarët.
“Siç e keni parë në ndeshjen e fundit, Eden pazoi shpesh te Higuain”.
“Ata kanë gjuhën e njëjtë të futbollit me top. Kështu që mendoj se Gonzalo do të jetë i rëndësishëm për ne”.
“Ai ka nevojë për besim, mbi të gjitha, ai ka nevojë që të ketë marrëdhënie të mira me trajnerin dhe ekipin”.
📝 Our 20-man squad for the #RMDerbi! #RMLiga pic.twitter.com/5PCGChbP9S
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 8, 2019
“Ndonjëherë ai ka nevojë për mesazhe nga trajneri në konferencë për shtyp. Të shohim si zhvillohen gjërat”, u shpreh Sarri.
Sulmuesi 31 vjeçar kaloi nga Milani te Chelsea në formë huaizmi, duke zëvëndësuar Alvaro Moratan pasi ai shkoi te Atletico Madridi. /Telegrafi/