Sarri: Është koha që Chelsea të vendos për të ardhmen e Eden Hazard

E publikuar: 28/12/2018 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri Maurizio Sarri beson se tani është koha që Chelsea të vendosë për të ardhmen e Eden Hazard, ku spekulimet janë të vazhdueshme.

Ai lidhet me një kalim te Real Madridi, prej shumë kohësh , ndërsa me Chelsean ka kontratë edhe një vit e gjysmë.

Hazard ka thënë se ai është “i përqendruar vetëm në fushë”, kur shënoi dy herë në fitoren 2-1 të Chelsea ndaj Watford të mërkurën.

Eden Hazard (Getty Images)

27-vjeçari që tani ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit me Celsean.

Sarri është pyetur nga gazetarët për të ardhmen e Hazardit, duke thënë se nuk e di, por duhet të vendoset sa më shpejtë.

“Nuk e di, por është koha për të vendosur”.

Eden Hazard (Foto: Christopher Lee/Getty Images/Guliver)

“Unë jam trajner, unë nuk jam president, unë nuk jam përgjegjës për tregun, jam trajner, dua të flas me të vetëm për pozitën në fushë”.

“Unë mendoj se ne duhet ta zgjidhim problemin”, ka deklaruar Sarri. /Telegrafi/