Sarri: City më lartë se ekipet tjera, duhet të vazhdojmë ta zvogëlojmë diferencën që nga ndeshja me Tottenhamin

E publikuar: 24/11/2018 01:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea vazhdon të jetë në ndjekje të Manchester Cityt, që kanë katër pikë më shumë se “blutë” e Londrës.

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve në Ligën e Kombeve në këtë fundjavë kthehet Liga Premier me përballjen e madhe Tottenham -Chelsea.

Trajneri Maurizio Sarri, duke folur për sfidën duke e vlerësuar lartë Manchester Cityn.

Maurizio Sarri

“City është më lart se të gjitha ekipet e tjera dhe pas tij vjen Liverpool. Por ne po rikuperojmë diferencën me kampionët e Anglisë”.

“Natyrisht që diferenca prej 30 pikësh e kampionatit të kaluar mes dy ekipeve nuk mund të venitet brenda pak muajsh, por jemi në rrugën e duhur”.

“Kemi një përballje të fortë ndaj Tottenham, një ekipi teknik dhe të shpejtë dhe statistikat thonë që është i fortë në përgatitjen fizike. Në sulm janë vrastarë, të godasin në çdo moment që u krijohet mundësia”.

(Photo by Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

“Shpresoj që të përshtatemi mirë me këtë sfidë, më mirë se sa ka ndodhur në 3 përballjet e fundit, ku nga ana mendore nuk kemi qenë aty ku duhet”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/