Santosi po bisedon me Interin për Gabigol

E publikuar: 21/11/2018 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Santosit, Jose Carlos Peres ka konfirmuar bisedimet me Interin për të mbajtur Gabriel Barbosan.

Braziliani ishte një dështim total te Nerazzurët, duke shënuar vetëm një gol dhe duke dështuar të startojë në ndonjë ndeshje.

Periudha e tij huazuese te Benfica ishte po ashtu katastrofale, teksa rikthimi te klubi i parë i skadon në janar.

I njohur ndryshe si Gabigol, sulmuesi është top golashënues i ligës braziliane me 17 gola në 33 ndeshje.

“Ne po flasim me agjentët dhe me Interin”.

“Santosi po bën më të mirën për ta mbajtur edhe një tjetër sezon. Ai është djaloshi që u rrit në ekipin tonë, ai është golashënuesi jonë më i mirë dhe ka vlerë të rëndësishme ëpr ne”.

“Ai dëshiron që të qëndrojë këtu”, u shpreh presidenti i Santosit.

/Telegrafi/