Santiago Solari tenton t’i ulë tensionet me Gareth Balen para ndeshjes me Barcelonën

E publikuar: 26/02/2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gareth Bale u pa shumë i zemëruar në fitoren e Real Madridit kundër Levantes të dielën, ku edhe pasi shënoi nuk festoi, por sipas trajnerit Santiago Solari, lojtari është gati për El Clasico.

Thuhet se situata mes lojtarit dhe klubit është sqaruar pas dyerve të mbyllura, ku para vetes Reali ka një ndeshje të madhe dhe nuk mund të merret me probleme individuale, pasi luan ndaj Barcelonës, me të cilën barazuan 1-1 në Camp Nou.

“Fokusi ynë është vetëm në lojë dhe ne kemi biseduar me Gareth . Është një lojë e bukur dhe ne duam ta shijojmë atë”.

“Na është dashur të kapërcejmë shumë dhe të punojmë shumë që të jemi këtu ku jemi pas ndeshjes së parë dhe  fokusi ynë është vetëm në këtë lojë, ashtu siç është edhe i Gareth dhe të gjithë lojtarëve”.

“Unë shoh te Gareth dhe lojtarët e tjerë se janë 100 për qind të gatshëm për këtë ndeshje dhe ne duam të dalim nga kjo përballje duke synuar tre trofetë”.

Santiago Solari (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

“Është një ndeshje për të gjithë që ta gëzojë. E vendos Spanjën në hartë si kryeqyteti botëror i futbollit”, deklaroi Solari.

Solari refuzoi ta zbulojë nëse Bale dhe Marcelo do ta nisnin ndeshjen nga minuta e parë./Telegrafi/