Sanksionet Amerikane pothuajse rrënuan biznesin e ZTE me 1 miliardë dollarë humbje

E publikuar: 27/03/2019 17:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ZTE raportoi një fitim prej 41 milionë dollarësh në tre mujorin e fundit të 2018-ës pas rikuperimit nga sanksionet Amerikane që i kushtuan gjigandit Kinez 1 miliardë dollarë humbje.

Prodhuesi i katërt më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit u detyrua të ndalonte shumicën e bizneseve përgjatë muajve Prill-Korrik për shkak të sanksioneve Amerikane.

ZTE vendosi të paguante 1.4 miliardë dollarë për ti hequr dhe raportoi humbjen më të madhe prej vitesh.

Humbjet prej 1 miliardë dollarë ishin në dritaren e pritshmërive të analistëve. Përpara se të vihej përballë sanksioneve Amerikane kompania kishte raportuar fitime prej 680 miliardë dollarësh.

Për tre mujorin e katërt të ardhurat ishin 3.9 miliardë dollarë ndërsa të ardhurat vjetore ranë me 21.4% në 12.7 miliardë dollarë sipas parashikimeve të 12 analistëve. /PCWorld Albanian