Sane objektivi i madh i Juventusit për vitin e ardhshëm

E publikuar: 23/09/2018 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leroy Sane mund të largohet nga Manchester City.

Sulmuesi i talentuar gjerman nuk është duke kaluar momentet më të mira si pjesë e ekipit anglez.
Sane ka humbur vendin në formacionin startues tek City këtë edicion, ndërsa në ndeshjet që ka luajtur nuk ka treguar formën më të mirë.

Kontrata aktuale e gjermanit me Cityn skadon në verën e vitit 2020 dhe ende nuk ka bisedime për një të re.

E këtë po mundohet ta shfrytëzojë Juventusi që po mendon për transferimin e tij.

Daily Star shkruan se Juventusi e pëlqen shumë lojtarin dhe do ta bëjë të pamundurën për ta transferuar në Torino.

Zonja e Vjetër e sheh gjermanin si zëvendësuesin adekuat të Cristiano Ronaldos për të ardhmen.

Problem mbetet shuma e madhe që City e vlerëson talentin e saj rreth 150 milionë euro.

Në rast transferimi në Torino, Sane do të bashkohej me shokun e tij të ngushtë Emre Can si dhe bashkëkombësin tjetër Sami Khedira. /Telegrafi/