Sane afër rikthimit

E publikuar: 09/02/2018 18:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola priste të jetë pas mesfushorin gjerman për disa javë pasi lëndoi ligamentet e kyçit të këmbës, por anësori po përmirësohet nga dita në ditë.
Anësori i Manchester City, Leroy Sane, pritet të rikthehet nga lëndimi i ligamenteve në kyçin e këmbës më shpejtë se që është parashikuar.

Pep Guardiola u pyet nëse talenti gjerman mund të jetë gati për ndeshjen kundër Baselit të martën në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mendoj kështu. Ai është shumë më mirë, por ende nuk është gati”, u shpreh Guardiola.

“Do të doja t’i jepja pushim Agueros, por ai është sulmuesi I vetëm që kemi”, shtoi Guardiola.

“Gabriel po kthehet. Ndoshta për një javë, 10 ditë ose dy javë ai do të jetë gati”. /Gazeta Express/