Sancho shkruan historinë në Bundesliga

E publikuar: 10/02/2019 00:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Talenti anglez, Jadon Sancho ka bërë historinë në Bundesliga me golin e tij të fundit të shënuar për Borussia Dortmund .

Sancho erdhi pa shumë bujë nga Manchester City, por shpejt u bë e qartë se do të ishte e pamundur të injoroheshin potencialet e të riut.

Ai është bërë titullar i rregullt që nga shpërthimi në skenë dhe aktualisht është yll i skuadrës së Lucien Favre.

Sot (e shtunë), Sancho ka arritur të shënojë golin e parë në minutën e 32-të ndaj Hoffenheimit.

Ky gol ka bërë që talenti anglez të hyjë në historinë e kampionatit gjerman, Bundesligas.

Në moshën 18 vjeçare, anglezi është bërë lojtari më i ri që arrin të shënojë tetë gola në kampionatin elitar gjerman.

Goli i parë i anglezit erdhi në fundin e sezonit të kaluar 2017-18, ndërsa shtatë tjerët kanë ardhur në këtë sezon.

Ai tani ka shtatë gola në Bundesliga, ndërsa ka asistuar edhe plot nëntë herë deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/