Sanchez refuzon United

E publikuar: 24/06/2017 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Bayern Munich, Renato Sanches, do të refuzojë kalimin tek Manchester United, në favor të një kalimi tek Barcelona.

Portugezi i talentuar shkëlqeu në Europianin 2016, duke ngjallur interesimin e shumë skuadrave, për t’u transferuar tek gjiganti bavarez.

Megjithatë, Sanchez mund të shitet këtë verë pas një sezoni jo të mirë me Bayern dhe Barça besohet të jetë duke kryesuar garën për shërbimet e tij.