Sanchez e Ozil gëzojnë Arsenalin

E publikuar: 15/09/2016 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali është në rrugën e duhur që t’i blindoj dy yjet e saj, Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil

Arsenali ka lajme të mira për tifozëve. Pas përforcimeve të arritura gjatë kësaj vere, ekipi londinez është gati t’i blindoj edhe yjet e saj.

Fjala është për Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil. Sipas Daily Telegraph, drejtuesit e Arsenalit po synojnë t’ua vazhdojnë kontratat mesfushorit gjerman dhe sulmuesi kilian.

Sanchez  dhe Ozil kanë kontrata me Arsenalin deri në verën e vitit 2018, por këto pritet t’i vazhdojnë të paktën deri në vitin 2020. /Express/