Sanbot Nano është një robot 2,800 dollarësh me asistentin virtual Amazon Alexa

E publikuar: 19/09/2017 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një robot me zërin e Amazon Alexa është nisur për në shtëpitë tona. Firma teknologjike Kineze Qihan prezantoi Sanbot Nano ditën e Enjte i cili vjen së bashku me asistentin virtual të Amazon dhe altoparlantin Echo.

Roboti i gjatë 82 cm del në shitje në Tetor për 2,800 dollar dhe do të flasë Anglisht dhe Gjermanisht. Ato janë gjuhët që Alexa aktualisht kupton.

Qihan Sanbot Nano është i pajisur me 50 sensorë me të cilët mund të shmangë pengesat, të dëgjojë zëra dhe të mësojë kur dikush hyn në dhomë.

Përmes robotit përdoruesit mund të vënë në jetë çdo funksion të Alexa si kontrollimi i ndriçimit të ambientit deri tek porositja e një pice.

Amazon prezantoi për herë të parë Alexa-n në altoparlantin Echo në 2014-ën. Gjigandi Amerikan i tregtisë online ka licencuar asistentin tek prodhues të tjerë me qëllimi që të integrohet në sa më shumë pajisje por edhe elektroshtëpiake.

Nga ana tjetër, Sanbot Nano është roboti i parë i Qihan për shtëpitë. Kjo kompania është shndërruar në mjaft kompetitive në tregun e robotikës.

Robotët personalë do të rriten me 37.8% përgjatë viteve 2017-2022 me një vlerë tregu prej 34.1 miliard dollarësh sipas Research and Markets. /PCWorld Albanian