Samuel Eto’o i premton 100 mijë Euro një tifozi (Foto)

E publikuar: 18/10/2016 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi fitoi gjithçka me fanellat e Barcelonës dhe Interit, Samuel Eto’o po përpiqet t’i japë fund në mënyrën më të mirë karrierës së tij të pasur, te skuadra e Antalyasporit në kampionatin turk. Megjithatë, për momentin jo çdo gjë shkon mirë për sulmuesin kamerunas, pasi ekipi ku ai militon pozicionohet në vendin e fundit të Superligës turke, me vetëm 3 pikë të grumbulluara në 7 ndeshjet e para. Gjithsesi Eto’o është optimist. Pas kontestimeve të shumta që ka marrë nga fansat fundjavën e kaluar, 35-vjeçari ka vendosur një bast vërtetë domethënës me një tifoz të Antalyasporit.

“Nëse nuk e përfundojmë kampionatin në 10 vendet e para do të dhuroj 100 mijë Euro” mësohet t’i ketë thënë kamerunasi, tifozit në fjalë. Sezoni i kaluar që ishte i pari për sulmuesin afrikan me Antalyasporin rezultoi vërtetë pozitiv me 35-vjecarin që shënoi 17 gola në 25 ndeshje të Superligës turke. Por këtë vit skuadra nuk po kalon një situatë të mirë, pasi nuk ka marrë asnjë fitore në 7 javët e para. Eto’o ndër të tjera i bëri të ditur tifozit se vitin e kaluar mbajti premtimin me Antalyasporin që u pozicionua në 10-shen e parë klasifikimit, kamerunasi është i bindur se skuadra do të ringrihet dhe do të jetë sërish mes 10 më të mirave.

 

samuel-eto-93