Samsungu i bie pishman, krijon orë të re

E publikuar: 16/03/2015 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsungu duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me krijimin e orëve të mençura edhe pse kohë më parë paralajmëroi se do të hyjë në pauzë.

Kompania koreane tani raportohet se do të sjellë një orë më të veçantë.

Sipas disa patentave të publikuara, ora e ardhshme e Samsungut do të vijë me ekran të rrumbullakët dhe me korniza që ndihmojnë në navigim.

“SamMobile” raporton se pajisja e re ka edhe veçorinë e pagesave përmes shërbimit Samsung Pay.

Që nga vitit 2013, Samsungu ka lansuar më së shumti orë, duke përfshirë Gear Live, Gear S, Gear 2 Neo, Galaxy Gear dhe Gear Fit.

Firma koreane kohë më parë konfirmoi njoftoi se do të marrë një pauzë nga lansimi i orëve të mençura për t’u fokusuar në zhvillimin e “një produkti perfekt”./koha.net