Samsung zbulon nesër datën e ri-debutimit të Galaxy Fold

E publikuar: 09/05/2019 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung do të vendosë ditën e nesërme rreth debutimit të Galaxy Fold sipas një raporti të mediave lokale Korea Herald.

Sipas burimeve brenda kompanisë Samsung ende shpreson që të përcaktojë një datë debutimi në javët e ardhshme. CEO i kompanisë Dong-jin Koh tha për Herald se kishte rishikuar modelet defektoze të rikthyera dhe do të lëshonin një deklaratë ditën e nesërme për debutimin.

Galaxy Fold erdhi me një interes të lartë të konsumatorëve për pajisjet me ekrane të palosen. Duhej të kishte debutuar më 26 Prill por analistët e parë që i kishin në duar raportuan probleme deri tek thyerjet e ekraneve.

Ato thanë se kjo vjen si rezultat i mekanizmit të dobët të palosjes, bosht i cili linte hapësirë për hyrjen e papastërtive në të. iFixit e quajti telefonin shumë të brishtë dhe tha se ka shumë nevojë për përmirësime.

Samsung ka thënë se ka përfunduar testimet e brendshme dhe se është duke bërë ndryshime në procesin e prodhimit për të parandaluar më tutje dëmtime të tilla.

Specifikisht kërkohet përforcim i boshtit të palosjes dhe reduktimit të çarjes mes ekraneve dhe mekanizimit për të parandaluar hyrjen e papastërtive në të tha kompania. /PCWorld Albanian