Samsung tregon datën zyrtare të lansimit të S7

E publikuar: 01/02/2016 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çdo vit Samsung mban një ngjarje për të prezantuar pajisjet e reja, dhe as këtë vit nuk do të jetë më ndryshe.

Samsung ka paralajmëruar ngjarjen “Unpacked” për 21 shkurt, që do të mund të jetë ngjarja ku kompania prezanton modelin e shumëpritur S7 të Galaxy.

21 shkurti do të jetë data kur S7 dhe S7 Edge do të prezantohen, të paktën kështu bëhet e ditur sipas një imazhi të publikuar nga kompania ku njofton për ngjarjen e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Pritet që Samsung të prezantojë modelin standard të S7 së bashku me S7 Edge. Modelet e reja do të kenë një çip procesori më të fuqishëm, që do t’i dallojë ata nga modelet aktuale.