Samsung shpërblen me 200,000 dollar hulumtuesit që gjejnë probleme sigurie në pajisjet Galaxy

E publikuar: 16/09/2017 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung është kompania më e fundit e cila prezantoi një program shpërblimi për ata që gjejnë probleme sigurie në produktet e saj.

Programit Mobile Security Rewards mbulon 38 pajisje Samsung dhe ofron shpërblime me vlerë deri në 200,000 dollar.

Pajisjet e përfshira janë modelet Galaxy S, Galaxy Note, Galaxy A, Galaxy J dhe Galaxy Tab. Pjesë e tyre janë edhe Galaxy S8 dhe S8+.

Kompania gjithashtu do të shpërblejë ata që identifikojnë probleme me Bixby, Samsung Pay, Samsung Account, Samsung Pass dhe shërbime të tjera.

Vlera minimale e shpërblimeve është 200 dollar dhe do të ndryshojë në varësi të impaktit të problemit. Programi i shpërblimeve të Samsung me vlera deri në 200,000 dollar është pak më pak sesa ajo që ofron Microsoft prej 250,000 dollarësh për problemet e sigurisë së Windows 10.

Facebook dhe Google gjithashtu paguajnë hulumtuesit ndërsa edhe Apple ofron 200,000 dollar shpërblim. /PCWorld Albanian