Samsung së shpejti sjell pasardhësin e tabletit hibrid Galaxy TabPro S

E publikuar: 31/08/2016 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania e njohur e teknologjisë, Samsung, sipas raportit të fundit thuhet se është duke punuar në pasardhësin e tabletit hibrid Galaxy TabPro S.

I quajtur Galaxy TabPro S2, tableti me Windos 10 pritet të lansohet në “muajt e ardhshëm”, raporton GSM Arena, transmeton Koha.net.

Tableti i ri do të jetë në dispozicion në katër modele (SM-W728, SM-W727, SM-W723, dhe SM-W720), edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse këta modele janë versione të ndryshme për tregje të ndryshme apo ndoshta janë vetëm me specifika të ndryshme.

Spekulimet e tanishme sa i përket specifikave të Galaxy TabPro S2 përfshijnë ekran 12-inç Super AMOLED me rezolucion prej 2160 x 1440 pikselë dhe procesorin e serisë së fundit Core M të kompanisë Intel. Po ashtu, në raport thuhet se disa nga modelet e Galaxy TabPro S2 gjithashtu ofrojnë mbështetje për lidhjen LTE.