Samsung pritet të prezantojë Bixby 2.0 javën e ardhshme

E publikuar: 12/10/2017 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asistenti virtual i Samsung, Bixby, nuk u prit me entuziasmin që kompania shpresonte kur debutoi për herë të parë.

Bixby erdhi thuajse katër muaj pasi u prezantua për herë të parë së bashku me Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus, një ngjarje e cila shihet si një hap prapa krahasuar me debutimin e Google Assistant dhe Siri.

Edhe pasi mori komponentin e gjuhës angleze, Bixby ende nuk ofron funksionet kritike që ofrojnë rivalët siç është Google Assistant.

Megjithatë mediat vendase raportuan ditën e sotme se përmirësime të reja pritet të mbërrijnë në Bixby.

Sipas The Korea Herald, Samsung do të prezantojë një version të ri dhe të përmirësuar të Bixby, Bixby 2.0 në Konferencën e Zhvilluesve më 18 Tetor në San Francisco.

Versioni 2.0 pritet të sjellë shërbimet e palëve të treta si dhe të zgjerojë disponueshmërinë.

Së fundit kompania vendosi në drejtimin e inteligjencës artificiale, Chung Eui-suk për të ndihmuar në zhvillimin e mëtejshëm të Bixby.

Po gjatë debutimit të Note 8-ës në Gusht, ekzekutivi i divizionit mobile Dj Koh është dëgjuar të thotë se do të përmirësonin asistentin virtual me Bixby 2.0.

Me fjalë të tjera Samsung padyshim është duke zhvilluar një Bixby më funksional dhe çdo gjë e zbuluar javën e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij. /PCWorld Albanian