Samsung prezanton versionin e ri të melodisë “Over the Horizon”

E publikuar: 19/02/2018 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Galaxy S9 do të mbërrijë në fund të javës por Samsung ka vendosur të zbulojë përpara ringtone e ri të flagshipit të këtij viti.

I quajtur “Over the Horizon,” kjo melodi ka qenë pjesë e telefonëve Galaxy që nga 2011-ta dhe në 2017-ës u pasurua me një version Jazzy.

Melodia e 2018-ës është krijuar nga kompozitori Islandez Petur Jonsson i cili e performon atë me piano.

Tingulli i pianos dhe imazhe e filmuara me dron mbi horizontet e islandës janë elementë fundamental për sentimentin njerëzor i cili shpeshherë mbete ti fshehur në jetët tona.

Samsung thotë se melodia e re ka fuqinë për të relaksuar mendjen dhe shëruar shpirtin, edhe pse është krejtësisht e kundërta nga ajo që njerëzit presin nga një zile celulari. /PCWorld Albanian