Samsung prezanton tabletët e rinj – modelet Galaxy Tab A dhe Tab A Plus

E publikuar: 17/03/2015 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung i ka prezantuar modelet e reja të tabletëve në Android, përkatësisht modelet Samsung Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab A Plus.

Samsung Galaxy Tab A sjell ekranin me diagonalen prej 8 inç me rezolucionin prej 1024 x 768 pikselëve, ndërsa Galaxy Tab A Plus ofron ekranin me 9.7 inç që ofron 1024 x 768 piksel.

Procesori i Samsung Galaxy Tab A në Android vjen nga Qualcomm Snapdragon 410 me 1.5GB RAM, ndërsa Tab A Plus ofron 2GB RAM.

Të dy tabletët e rinj të Samsung ofrojnë kamerat e njëjta, ku në pjesën e përparme ofrohet kamera me 2MP, në anën e pasme është kamera me 5MP, bashkë edhe me 16GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet deri në 128GB, përmes portit për microSD.

Samsung Galaxy Tab A dhe Galaxy Tab A Plus ofrojnë edhe lidhjen për rrjetin 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth, si dhe Android 5.0 Lollipop si versionin më të ri të sistemit të tyre operativ.

Tabletët e rinj të Samsung do të ofrohen në ngjyrën e artë dhe të kaltërt. (Telegrafi)