Samsung prezanton altoparlantin inteligjent me Bixby në gjashtë muajt e parë të 2018-ës

E publikuar: 15/12/2017 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa muaj më parë, DJ Koh, presidenti i divizionit mobil të Samsung konfirmoi se kompania e tij kishte nisur punën në një altoparlant inteligjent.

Sot Bloomberg publikoi një raport i cili thotë se altoparlanti debuton në gjysmën e parë të 2018-ës dhe do ti kushtojë konsumatorëve 200 dollar.

Bloomberg raporton se pajisje ka në përbërje Bixby, diçka që Koh nuk e ka konfirmuar, dhe fokusi i saj do të jenë cilësia audio dhe menaxhimi i elektroshtëpiakeve të ndërlidhura.

Është dizajnuar si një hub për ekosistemin e internetit të gjërave SmartThings të Samsung.

Të gjithë telefonët Galaxy do të funksionojnë me altoparlantin pa përjashtim. Vetë Samsung është shprehur se do të vendosë Bixby në çdo gjë që prodhon që nga frigoriferët, televizorët dhe veshjet elektronike.

Shumica e konkurrentëve të Samsung tashmë ofrojnë një produkt të tillë përfshirë Apple. Ky i fundit shtyu debutimin e HomePod ndërsa Google me Home, Amazon me Alexa dhe Microsoft me Harman Kardon Invoke prej kohësh janë pjesë e këtij sektori. /PCWorld Albanian