Samsung prezantoi televizorin koncept 146-inç me ekran MicroLED The Wall

E publikuar: 09/01/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjigandi i elektronikës Samsung prezantoi konceptin më të fundit të një televizori 146-inç me ekran 4K i quajtur Muri – The Wall.

The Wall nuk është thjeshtë një tjetër televizor me ekran të madh. Teknologjia e saj është ndryshe nga ajo që kanë shumë televizorë.

The Wall është televizori i parë MicroLED. Por çfarë e bën të veçantë këtë teknologji krahasuar me LED, plasma dhe OLED?

Në një ekran MicroLED, pikselët e moduleve LED ofrojnë burimin e tyre të dritës, që do të thotë se nuk shuhet nevoja e përdorimit të një drite të pasme më vete apo e filtrave të ngjyrave.

Me fjalë të tjera, ekrani do të ketë ekran me shkëlqim më të lartë, ngjyrë të zezë më të errët dhe ngjyra më reale.

Nga ana tjetër Samsung ka ndërtuar këtë TV duke pasur parasysh modularitetin e tij.

Gjigandi Korean beson se blerësit mund të kombinojnë disa ekrane The Wall për të krijuar një TV super të madh.

The Wall ka ekran thuajse pa skaje. Aktualisht mbetet një koncept megjithëse ambicia për ta ofruar për tek konsumatorët nuk është një sekret për Samsung. /PCWorld Albanian