Samsung prezantoi SSD-të me kapacitetin më të lartë në botë me 30 terabajt memorie

E publikuar: 21/02/2018 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi diskun solid me kapacitetin më të lartë botë me plot 30.72 terabajt hapësirë për ruajtjen e të dhënave.

Kjo është memoria më e lartë vendosur në një disk 2.5-inç deri më sot dhe është dizajnuar për sipërmarrjet të cilat duan të largohen nga disqet e vjetra mekanike.

I quajtur PM1643, disku përmban 32 pako 1 terabajtëshe NAND secili prej tyre me 16 nivele të çipeve 512 gigabajt V-NAND.

Memoria mjafton për të ruajtur 5,700 filma HD ose 500 ditë video non-stop.

Seagate në të vërtetë ka ndërtuar një SSD me kapacitet më të lartë, 60 terabajt ekzaktësisht, por disku kishte një madhësi prej 3.5-inç.

Shpejtësia e tij e leximit është 2,100 MB/s dhe shkrimi 1,700 MB/s. Kështu do të merrnit tre herë më shumë shpejtësi sesa disku solid i një laptopi apo desktopi si në rastin e 850 EVO. /PCWorld Albanian