Samsung prezantoi procesorin e rangut të mesëm Exynos 7872

E publikuar: 19/01/2018 06:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi zyrtarisht Exynos 7872  të cilin e pamë së pari në Meizu M6s. Çipi i ri hyn në kategorinë e procesorëve të rangut të mesëm Exynos 5 por sjell disa funksionalitete të avancuara.

Është i ndërtuar me arkitekturën 14 nanometër dhe përmban gjashtë bërthama, dy me fuqi të lartë Cortex-A72 2.0Ghz dhe katër me fuqi të ulët Cortex-A53 1.6Ghz.

Karta grafike do të jetë Mali-G71. Procesori ofron mbështetje për një skaner irisi. Kamera e telefonit gjithashtu mbështet video 1080p me 120 frekuenca në sekondë.

Duke qenë se është një procesor i rangut të mesëm ai ka edhe ca kufizime. Konkretisht procesori nuk ofron mbështetje për video 2K 2160p. Gjithashtu rezolucioni maksimal i ekranit është 1920×1200 piksel duke eliminuar mundësinë e një ekran 18:9 FullHD+.

Në aspektin e konektivitetit procesori ka një model LTE Cat.7 deri në 300Mbps në shkarkim dhe 150Mbps në ngarkim. Wi-Fi 802.11n dhe Bluetooth 5 nuk kanë sesi të mungojnë.

Tre lloje memorie mbështeten: LPDDR3 për RAM, eMMC 5.1 për memorie dhe SD 3.0 për kartat e memories.

Ndër telefonët e prezantuar nga Samsung, modeli Galaxy A8 2018 ka një çip të ngjashëm 14 nanometër por me tetë bërthama. /PCWorld Albanian