Samsung prezantoi një çip memorie 256GB eUFS për makinat

E publikuar: 14/02/2018 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung Electronics ka startuar prodhimin e një çipi memorie eUFS me kapacitet 256GB për makinat e gjeneratës së ardhshme tha kompania.

Ai vjen për të pasur versionin 128GB të eUFS të lançuar në Shtator të vitit të kaluar.

Çipi është dizajnuar për tu përdorur në sistemet e asistimit të shoferit, në sistemet infotainment të makinave luksoze, sportive dhe modeleve premium tha kompania.

Ashtu si paraardhësi, çipi ka një shpejtësi leximi prej 850 megabajt për sekond dhe mund të lexojë deri në 45,000 operacione në sekond.

Rezistenca ndaj nxehtësisë është e rëndësishme për makinat gjithashtu dhe Samsung garanton një performancë të qëndrueshme nga -40 gradë celsius deri në 105 gradë celsius.

Samsung gjithashtu ofron një çip memorie 512GB eUFS për platformat mobile dhe pritet të debutojë në flagshipët e këtij viti. /PCWorld Albanian