Samsung prezantoi gjeneratën e re të tabletëve të rangut të lartë Galaxy Tab S

E publikuar: 05/08/2018 09:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja më e fundit e Samsung ka qenë lançimi i Samsung Galaxy Tab S4. Sot, Samsung lançoi modelin më të fundit të tabletëve, i cili ka disa veçori të reja që e bëjnë atë një zëvendësim të mundshëm për laptopin tuaj.

Veçanërisht, Samsung Galaxy Tab S4 është tableti i parë që mbështet harduerin Samsung DeX , gjë që e bën shumë të lehtë për ta përdorur tabletin si një kompjuter të plotë.

Gjëja e parë që do të vëreni fizikisht në lidhje me Galaxy Tab S4 është se ajo ka pjesë anësore vërtet të holl, të paktën kur krahasohet me tabletë të tjerë të asaj klase( duke përfshirë Samsung Galaxy Tab S3).

Këto kënde të holla rrethojnë një ekran 10.5-inç Super AMOLED, me një rritje prej 11% në hapësirën e shikimit krahasuar me Tab S3 – por në të njëjtën formë faktori. Rezolucioni i ekranit është 2.560 x 1.600 me 287 piksel për inç, në një raport 16:10.

Gjithashtu, butoni fizik Home që zakonisht gjendet në tabletët Samsung, mungon. Kjo për shkak se tableti do të konfirmojë aksesin përmes teknologjisë së njohjes së fytyrës së kombinuar me një skaner të irisit.

Kjo ju mundëson të shkyçni tabletin tuaj duke shikuar në të, edhe pse një kod PIN ose fjalëkalim është ende i disponueshëm për çdo rast. Nuk ka sensor të gjurmëve të gishtave. Galaxy Tab S4 ka 4 folës të akorduar nga teknologjia AKG dhe Dolby Atmos.

Shfaqja dhe aftësitë audio të tabletit mbështeten nga një procesor Snapdragon 835 Octa-Core, 4GB RAM, 64GB ose 256GB hapësirë ruajtëse dhe një bateri me shpejtësi ngarkimi prej 7,300mAh.

Tableti vjen me Android 8.1 Oreo. Ka një portë USB Tip-C në pjesën e poshtme të pajisjes për ngarkimin dhe lidhjet, një vend të caktuar për microSD për të shtuar deri në 400GB hapësirë shtesë, një kamera frontale 8MP dhe një kamera 13MP në anën e pasme. Ashtu si me Galaxy Tab S3, Galaxy Tab S4 vjen me një stilolaps Samsung S Pen, i cili ju lejon të vizatoni dhe të shkruani tekst në tablet me shumë saktësi.

Megjithatë, tableti ende nuk ofron një vend për të mbajtur S Pen (siç bën linja e Galaxy Note), gjë që është paksa zhgënjyese. Stilolapsi gjithashtu nuk lidhet me tabletin nëpërmjet Bluetooth.

Samsung Galaxy S4 është duke e lançuar tabletin së bashku me një tastierë në formë kapaku (shitet veçmas) që do t’ju ndihmojë të shkruani më shpejt dhe në mënyrë më efikase sesa me tastierën në ekran.

Kur kombinoni tabletin me tastierën dhe stilolapsin, është e vështirë të mos e shihni Galaxy Tab S4 si një përgjigje e Samsung për suksesin e tabletit Microsoft Surface. Tableti do të vijë në dy lloje: një version Wi-Fi dhe një version LTE.

Versioni LTE do të punojë në Verizon, Sprint dhe U.S. Cellular. Megjithatë, Samsung thotë se Verizon do të marrë tabletin si një ekskluzivitet të përkohshëm.

Versioni Wi-Fi i Samsung Galaxy Tab S4 do të dalë në shitje më 10 Gusht dhe do të kushtojë 650 dollarë. Sidoqoftë, nëse jeni të vendosur për blerjen e tabletit, Samsung ju jep një nxitje më tepër: rezervoni tabletin deri në 9 Gusht dhe mund të merrni me 50% ulje tastierën e shitur veçmas. /PCWorld Albanian