Samsung prezantoi gjeneratën e dytë të asistentit virtual Bixby 2.0

E publikuar: 19/10/2017 11:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi ditën e sotme gjeneratën e dytë të asistentit virtual Bixby të quajtur Bixby 2.0.

Kjo gjeneratë ka në fokus shtëpitë inteligjente tha Samsung gjatë konferencës vjetor të zhvilluesve që po mban në San Francisco, duke pozicionuar asistentin si një konkurrentë më të drejtpërdrejtë me Amazon Alexa dhe Google Assistant.

Sipas kompanisë Bixby do të ketë një gjuhë më natyre dhe do të parashikojë më lehtësisht nevoja e konsumatorit.

Versioni i ri i Bixby shërben si një qendër kontrolli për ekosistemin e pajisjeve ku përfshihen televizorët, telefonët, frigoriferët e një mori pajisjesh me akses në internet.

Ashtu si Alexa dhe Google Assistant, Bixby 2.0 do të hapet për zhvilluesit të cilët duan të integrojnë aplikacionet dhe shërbimet e tyre. Nga dita e sotme mjetet e zhvillimit të Bixby do të ofrohen për zhvilluesi në fazën beta.

Samsung prezantoi për herë të parë Bixby së bashku me Galaxy S8-ën në Mars por u deshën ca muaj përpara se të mbërrinte për herë të parë në Kore dhe SHBA.

Samsung më pas shtoi mbështetjen për 200 gjuhë. Mbetet e paqartë sesi Bixby do të përmirësojë eksperiencën e përdoruesve ndërsa një mundësi ngelet mbështetja që pritet ti ofrojnë zhvilluesit.