Samsung në telashe, ekrani i Galaxy Fold thyhet me dy ditë përdorim

E publikuar: 19/04/2019 03:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim ishte Bendgate. Tashmë kemi nëse mund ta quajmë Foldgate? Disa raporterë të cilët kishin akses të parët tek telefoni i shumëpërfolur i Samsung, Galaxy Fold – smartfoni luksoz që shndërrohet në tablet – thonë se pajisjet janë thyer vetëm pak ditë përdorim.

Mark Gurman i Bloomberg tha se Galaxy Fold i tij u thye plotësisht dhe është i papërdorshëm dy ditë pasi e kishte marrë në duar. Në një seri cicërimash ai dokumentoi sesi ekrani u thye pasi kishte hequr filmin mbrojtës së tij.

Sakaq Dieter Bohn i The Verge tha se në mesin e telefoni ishte krijuar një rrudhje e vogël dhe sipas tij problemi qëndron me boshtin e palosjes.

Analistë të tjerë kanë raportuar një luhatje të shkëlqimit të ekrani. Raportet trembën investitorët dhe aksionet e Samsung ishin 3% më poshtë ditën e Enjte.

Kompania tha ditën e Mërkure se Galaxy Fold ishte shitur plotësisht nga uebsajti edhe pse nuk dha shifra konkrete. Smartfoni do të shitet në pjesë të ndryshme të botës nga data 26 Prill. Mbetet për tu parë sesi këto raporte do të ndikojnë në shitjet e para të telefonit.

Një zëdhënës i Samsung tha se kompania ka marrë disa raportime për Galaxy Fold nga media të ndryshme dhe se premtoi të analizonin pajisje në detaje për të mësuar më shumë rreth shkakut.

Zëdhënësi tha se disa analistë kanë hequr shtresën mbrojtëse të ekranit çka besohet se i ka shkaktuar dëmin.

Galaxy Fold është një smartfon 4.6-inç që shndërrohet në tablet 7.3-inç. Pajisja kushton 1980 dollarë dhe vjen me Android 9.9 në katër ngjyra: zezë, argjendtë, jeshile dhe blu.

Samsung prezantoi Galaxy Fold në Shkurt në konferencën vjetore të flagshipëve të kompanisë. Analistët dhe adhuruesit e elektronikës përshëndetën kompaninë e cila kishte vendosur të merrte përsipër rreziqe ndërsa tregu i smartfonëve ka vuajtur për inovacione vitet e fundit.

Por çdo problem me telefonin mund të rezultojë problem serioz për Samsung i cili ende po rikuperohet nga tragjedia e Note 7 ku miliona smartfonë u tërheqën nga tregu për shkak se bateritë e tyre shpërthenin.

Samsung ka një reputacion të një kompanie që merr përsipër rreziqe dhe ishte një prej kompanive të para që solli në treg smartfonë me ekrane të mëdha. Megjithatë jo çdo herë përpjekje të tilla të rrezikshme përfundojnë me sukses dhe Samsung e di këtë më mirë se askush tjetër. /PCWorld Albanian