Samsung ndërton fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të telefonëve në Indi

E publikuar: 10/07/2018 05:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së bashku me Kryeministrin Indian Narendra Modi dhe Presidentin Koreano-Jugor Moon Jae-in, Samsung inauguroi sot fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të telefonëve.

Ajo lokalizohet në qytetin satelit Noida të kryeqytetit Delhi dhe do të prodhojë deri në 120 milion telefonë në vit.

Sipas Bloomberg, Samsung do ta përdorë fabrikën për të prodhuar telefonë të rangut të ulët që kushtojnë më pak se 100 dollarë si dhe për flagshipët si Galaxy S9.

India është një treg gjigandesk me 400 milion përdorues por popullsia prej 1.3 miliardë tregon potencial të pashfrytëzuar.

Shitjet e telefonëve në 2017-ën ishin 124 milion njësi sipas IDC-së. Me implementimin e një politike fiskale të ashpër për produktet e importuara në Indi, shumë kompani si Samsung, Xiaomi dhe Apple kanë filluar të prodhojnë telefonët për këtë treg pikërisht në Indi.

Edhe Apple që konkurron në tregun e telefonëve të rangut të lartë ka filluar ndërtimin e telefonëve në Indi. iPhone SE thuhet se është përpunuar në vendin Aziatik. /PCWorld Albanian