Samsung ndërpret reklamat për Galaxy Note 7

E publikuar: 16/09/2016 07:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kohëve të fundit Samsung ka ndaluar transmetimin e reklamave televizive për Galaxy Note 7 edhe në Korenë e Jugut, dhe tashmë kjo pritet të ndodhë edhe në tregjet e tjera.

Një nga arsyet për ndalimin e reklamave për telefonin e saj më të ri është se shitjet e Galaxy Note 7 janë pezulluar për më shumë se një javë tashmë.

Samsung nuk do ta bëjë rifillimin e shitjeve për Galaxy Note 7 në të gjithë globin, derisa ajo të ketë inventar të mjaftueshëm për të zëvendësuar të gjitha njësitë e Galaxy Note 7.

Shitjet nuk mund të vazhdohen deri në muajin e ardhshëm.