Samsung mashtron me kamerën e Galaxy A8 Star duke përdorur një foto të realizuar me DSLR

E publikuar: 05/12/2018 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Filiali i Samsung në Malajzi duhet të përgatitet për të dhëna goxha shpjegime. Kompania në përpjekje për të treguar fuqinë fotografuese të Galaxy A8 Star, përdori një portret të jashtëm të cilin e modifikoi dhe më pas e publikoi sikur të ishte realizuar nga një A8.


Problemet filluan kur fotografja Serbe Dunja Djudjic mësoi se dikush kishte blerë foton e saj nga një shërbim i quajtur EyeEm i cili furnizon Getty Images me foto.

Kurioze për të mësuar rreth blerësit, Djudjic bëri një kërkim dhe gjeti foton e saj në faqen e produktit të Samsung Malajzisë.


Ky lajm vjen pak kohë pasi Huawei bëri të njëjtën gjë me një demo në Gusht.

Për të qenë të drejtë, Samsung kishte paralajmëruar se kjo mund të ndodhte. Përmbajet janë imazhe të similuara të cilat janë modifikuara dhe shërbejnë vetëm për qëllime demonstrimi shkruhet në fund të faqes së Samsung.

Për fatin e mirë të Djudjic, Samsung pagoi për të blerë foton e saj. /PCWorld Albanian