Samsung lejon përdoruesit të ç’aktivizojnë butonin e dedikuar të Bixby

E publikuar: 19/09/2017 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asistenti virtual i Samsung, Bixby, u prezantua në Prill së bashku me Galaxy S8-tën e cila kishte një buton të dedikuar për të.

Ndërsa Bixby nuk ishte i disponueshëm deri në mesin e verës, një tjetër telefon i Samsung, Galaxy Note 8-ta kishte një buton të dedikuar.

Samsung ka refuzuar të lejojë përdoruesit e telefonëve të ndryshojnë funksionin e butonit.

Kompania shkoi aq larg sa të bllokonte aplikacionet e palëve të treta të cilat zhbllokonin butonin për ta përdorur për një funksion tjetër duke acaruar shumë përdorues.

Megjithatë kompania vendosi të tërhiqej ditën e Hëne kur me anë të një përditësimi u tha përdoruesve se mund të ndalonin lançimin e Bixby përmes këtij butoni.

Përditësimi është i vlefshëm vetëm për Galaxy S8 dhe Note 8. Opsioni i ri për çaktivizimin e butonit do të mirëpritet nga ata që aksidentalisht lançonin asistentin. /PCWorld Albanian