Samsung konfirmon rikthimin e Galaxy Fold

E publikuar: 14/05/2019 01:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërsa Galaxy Note 10 duket si smartfoni më i kompletuar i 2019-ës, dështimi më i madh i këtij viti mori një shans të dytë.

Duke folur për The Korea Herald, CEO i Samsung Koh Dong-jin ka konfirmuar se Galaxy Fold do të rikthehet pak ditë pasi porositë për telefonin u anuluan.

Madje Koh tha se “nuk do të vonohet shumë” kur u pyet nëse Galaxy Fold do të ishte në duart e konsumatorëve përpara fundit të muajit Maj.

Ky është një ndryshim dramatik pas makthit të javëve të kaluara për atë që konsiderohet si telefoni i parë në botë me ekran që paloset komercialisht i disponueshëm.

I lavdëruar gjerësisht nga kompania, gjëra filluan të shkonin për keq kur modelet e para u dërguan për analistët e teknologjikë. Pasi mohoi problemin, Samsung vendosi të tërhiqte telefonin e madje të kërkonte anulimin e disa çmontimeve të tij.

Javën e kaluar porositë konsumatore u ndaluan. Këto zhvillimet bënë një kompania të kritikohet ashpër madje edhe ti bëheshin meme. Megjithatë telefonët me ekrane që palosen kanë potencialin për të ringjallur interesin për smartfonëve.

Këta telefonë kanë tërhequr më shumë vëmendjen sesa lufta e megapikselëve dhe ekraneve me korniza që kanë filluar dy vitet e fundit. /PCWorld Albanian