Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus në shitje nga dita e sotme

E publikuar: 16/03/2018 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Flagshipi më i fundit i Samsung, Galaxy S9, do të jetë në shitje nga dita e sotme. Prandaj nëse jeni prej atyre që keni ndjekur me përpikmëri çdo lajme rreth telefonit, sot është dita që të keni një në duart tuaja.

Galaxy S9 dhe S9 Plus do të kenë ekrane OLED pa skaje “Infinity Display” të cilin Samsung e prezantoi me S8-ën, procesorin Snapdragon 845 dhe skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Këtë vit janë disa diferenca në harduer mes modelit me ekran të madh dhe atij me ekran të vogël.

Për shembull S9 Plus përveç ekranit dhe baterisë më të madhe do të ketë 6GB RAM dhe sistem kamerash të dyfishtë ngjashëm me Note 8-ën.

Gjithashtu do të ketë një sistem kamerash me hapje e cila përshtatet në varësi të dritës së ambientit nga f/2.4 në f/1.5.

Sa i takon çmimit, S9 fillon nga 719.99 dollarë ndërsa S9 Plus nga 839.99 dollarë. /PCWorld Albanian